Si e kanë mbyllur javën valutat kryesore përballë monedhës vendase?!
Monedha europiane vazhdon të regjistrojë rënie edhe këtë të premte pasi blihet sot me 120.4 lekë dhe shitet me 121 lekë në raport me ditën e enjte.
Paundi britanik ndërkaq blihet mëngjesin e sotëm me 141 lekë dhe shitet me 142 lekë në raport me një ditë më parë duke e mbyllur javën pozitivisht sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan ka shënuar rënie të kuotës duke e mbyllur këtë javë negativisht pasi blihet sot me 106.2 lekë dhe shitet me 107 lekë krahasuar me ditën e djeshme.
Referuar tregut të brendshëm valutor franga zvicerane është dobësuar përballë monedhës vendase duke u blerë sot me 115.1 lekë dhe duke u shitur me 116.1 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.