Si e kanë nisur javën valutat e huaja?! – Euro dhe Dollari nuk ‘tunden’. Rikuperon Paundi britanik

Monedha europiane e ka nisur javën në vlera konstante duke mos pësuar luhatje në raport me javën e kaluar teksa blihet sërish sot me 122.2 lekë dhe shitet me 122.7 lekë.
Ndërkaq edhe Dollari amerikan nuk ka re4gjistruar lëvizje të kuotës në raport me javën që shkoi duke u blerë sërish këtë mëngjes me 102.9 lekë dhe duke u shitur me 103.6 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik ka rikuperuar pikë këtë të hënë duke u blerë sot me 141.9 lekë dhe duke u shitur me 142.7 lekë krahasuar me periudhën e 28 qershor-03 korrik.
Franga zvicerane ndërkaq ka shënuar një rritje të vlerës me 0.5 pikë brenda fundjavës duke u blerë këtë mëngjes me 111.3 lekë dhe duke u shitur me 112.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.