Si e kanë nisur javën valutat kryesore?! – Rënie e fortë e Euros ndërsa Dollari ‘kërcen’ sërish

Monedha europiane ka humbur pikë përgjatë fundjavës duke u blerë këtë të hënë me 122.2 lekë dhe duke u shitur me 122.8 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan ndërkaq është forcuar këtë fillim jave krahasuar me javën e shkuar teksa blihet mëngjesin e sotëm me 102.6 lekë dhe shitet me 103.5 lekë.
Paundi britanik, referuar tregut të brendshëm valutor blihet sot me 141.8 lekë dhe shitet me 142.7 lekë në raport me periudhën e 14-18 qershorit.
Franga zvicerane ka rikuperuar pikë krahasuar me javën e kaluar duke u blerë sot me 111.2 lekë dhe duke u shitur me 112 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.