Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!

Monedha europiane ka regjistruar sërish pikë këtë të premte teksa e ka mbyllur javën pozitivisht duke u blerë me 121.3 lekë dhe duke u shitur me 122 lekë në raport me një ditë më parë.
Dollari amerikan gjithashtu ka shënuar rritje këtë fund jave pasi në raport me dje është blerë mëngjesin e sotëm me 109.3 lekë dhe është shitur me 110.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik ka pasur edhe ai rritje të vlerës këtë të premte duke u blerë sot me 143 lekë dhe duke u shitur me 144.4 lekë teksa ka rikuperuar pikë këtë fund jave.
Franga zvicerane referuar tregut të brendshëm valutor blihet sot me 117.8 lekë dhe shitet me 119 lekë teksa ka shënuar edhe ajo një rritje të vlerës në krahasim me një ditë më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.