Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore? – Zhvlerësohet ndjeshëm monedha vendase

Monedha europiane e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi në raport dje është blerë sot me 121.4 lekë dhe është shitur me 122 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik gjithashtu ka regjistruar rritje këtë të premte pasi në raport me ditën e enjte blihet sot me 143.8 lekë dhe shitet me 144.9 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.
Dollari amerikan vazhdon të qëndrojë në pozicion force teksa ka shënuar sërish rritje duke pasur kështu një javë tërësisht progresive duke u blerë sot me 107 lekë dhe duke u shitur me 107.7 lekë.
Franga zvicerane nuk bën përjashtim duke regjistruar edhe ajo rritje të kuotës këtë fund jave duke u blerë mëngjesin e sotëm me 114.9 lekë dhe duke u shitur me 115.8 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.