Si jemi me pronësinë industriale? Të fundit në Europë, më pak se 10 aplikime për 1 mln banorë

Shqipëria është vendi i fundit ndër ato të Europës Qendrore dhe Lindore si dhe ndër vendet e Bashkimit Europian, sa i përket numrit të patentave të regjistruara në drejtim të pronësisë intelektuale.
Në Shqipëri, gjatë 2016-ës, janë regjistruar vetëm 25 aplikime për të patentuar një produkt të caktuar, çka sjell që të drejtat mbi atë produkt t`i ketë vetëm aplikuesi.
Siç e tregon mjaft qartë grafiku, Shqipëria është në vendin e fundit mes vendeve të Europës qendrore dhe lindore si dhe në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian. Të dhënat e fundit në dispozicion për këto vende, përfshirë Shqipërinë i referohen vitit 2016.
Grafiku tregon gjithashtu se, vendet e Ballkanit Perëndimor janë të fundit në listë, në të gjitha rastet me më pak se 25 aplikime për 1 milionë banorë. Nga ana tjetër, Bashkimi Europian raporton rreth 260 aplikime për patenta për çdo 1 milionë banorë, çka ilustron mjaft mirë diferencën me Ballkanin dhe Shqipërinë, ku industria është shumë pak e zhvilluar.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.