Si kanë ndryshuar çmimet e produkteve bujqësore me shumicë në tregun e Shkodrës-13 prill 2017

Referuar të dhënave nga tregu i Shkodrës, çmimet këtë javë kanë shënuar ndryshime si më poshtë:
Për sa i përket frutave, janë shënuar luhatje në çmim ku produktet si pjepri, shalqiri e mandarinat, kanë pësuar ulje. Ulja varion nga 20-40 lekë/kg.
Produktet e tjera si portokalli dhe dardha kanë pësuar një rritje të ndjeshme në çmim, që varion nga 30-80 lekë/kg.
Sa i takon perimeve, rritjen më të ndjeshme në çmim e ka brokoli, që nga 140 lekë/kg që ishte javën e shkuar është rritur në 200 lekë/kg.
Rritje të konsiderueshme kanë pasur edhe perimet e tjera si kungujt e njomë dhe lulelakra, ku rritja varion nga 20-30 lekë/kg
Perimet e tjera si domatet, kastraveci dhe qepa e njomë kanë pësuar një rritje të lehtë prej 10 lekë/kg.
Viola Hydi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.