Si Kina synon të vaksinojë 50 milion njerëz brenda shkurtit?

Duke luftuar me shpërthimin e saj më të keq në 10 muaj, Kina po shtyn përpara qëllimin e saj për të vaksinuar rreth 3.5% të popullsisë (50 milion njerëz) para fillimit të festës së vitit të ri hënor në 11 Shkurt, kur qindra miliona njerëz përshkojnë të gjithë vendin për të vizituar familjet dhe për të festuar.
Kina është zotuar të përdorë vaksinat e saj për njerëzit dhe për t’i ndarë ato me pjesën tjetër të botës, veçanërisht me vendet në zhvillim. Kjo politikë kërkon të forcojë – ose riparojë – reputacionin e Kinës në skenën globale pas akuzave për fshehje të pandemisë.
Ka përparësi logjistike për ofertat e Kinës, por ajo vjen me shqetësime të mëdha për transparencën rreth të dhënave klinike të fazës së vonë dhe disa raporte kontradiktore, ekspertët e shëndetit kanë kërkuar kujdes.
I njoftuar për herë të parë në dhjetor, vaksinimi përfshin më shumë se 25,300 qendra nëpër 75 qytete dhe fshatra rurale, duke shpërndarë vaksina në dy doza me distancë rreth 21 ditë, falas.
Shtytja për procesin e vaksinimit vjen ndërsa Kina raporton ditë të njëpasnjëshme me më shumë se 100 rasteve të reja, shumat më të larta ditore që nga marsi. Shumica e rasteve u raportuan në mesin e popullsisë rurale të Hebei, provinca përreth Pekinit. Të enjten, u raportua se personi i parë kishte vdekur nga Covid në Kinë në tetë muaj. Tre qytete pranë Pekinit janë mbyllur.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.