Si ndikon rënia e çmimit të naftës në rritjen ekonomike globale?

Një rënie e drejtuar e furnizimit të naftës normalisht do të ishte pozitive për rritjen ekonomike globale, duke ulur kostot për bizneset dhe duke vendosur më shumë para në xhepat e konsumatorëve.
Këtë herë ama, ky nuk është rasti, sipas Bloomberg Economy: Prodhuesit do të humbasin, megjithëse Arabia Saudite duket qartë se do të përfitojë në afatgjatë nga shtrydhja e konkurrencës me kosto më të lartë.
Konsumatorët gjithashtu do të fitojnë, por me mbylljen e shkaktuar nga koronavirusi, ata nuk mund të kenë motivin ose mundësinë për të devijuar kursimet e tyre të energjisë në shpenzimet e tjera.
Kështu, edhe pse teorikisht rënia e çmimit të naftës përbën një lajmë të mirë, koha në të cilën ajo erdhi s’është aspak e devotshme; çka mund të sjellë një pengim të rritjes globale, pasi nafta është një produkt që sjell para në shumë shtete të fuqishme.
Dosti Banushi – SCAN
Burimi: Bloomberg
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.