Si ndikon vetëbesimi në ambientin e punës?

Që të fitoni shikueshmëri dhe të tregoni se dini ti zgjidhni problemet me pozitivitet dhe dinjitet, vetëbesimi është shumë i rëndësishëm.
Për të qenë të suksesshëm është jetësore që të besoni në vetvete si dhe në çdo nivel të karrierës suaj. Udhëheqësit e një organizate janë një shembull i mirë për të ditur se si shpaloset besimi në fazën e pengesave.
Çdo vend pune ka një mjedis dhe një kulturë që duhet të reflektojë në vetëbesimin tuaj dhe nuk ka rëndësi nëse ju jeni jashtë apo brenda saj.
Megjithatë ekziston një vijë e hollë mes të qenit të sigurt në vetvete dhe egocentrik apo të pamatur. Kjo duhet patur gjithnjë parasysh në mënyrë që sjellja juaj të mos e kalojë atë vijë.
Kur flitet për vetëbesimin në vendin e punës bëhet fjalë për atë pjesë të mendjes suaj e cila e di mirë se çfarë po bëni, se në çfarë jeni më të mirë, si dhe në njohjen e vlerave tuaja.
Është e domosdoshme të keni besim në kohë krize. Ajo pasqyron llojin e kulturës së punës së cilës i përkisni.
Kur të dështoni në një projekt dhe të jetë përgjegjësia juaj zgjidhja e problemeve, përpiquni të keni sa më shumë besim në vetvete e të mendoni se do t’ia dilni mbanë.
Kur të jeni të sigurt për punën tuaj dhe mendimet tuaja, sigurohuni që ta reflektoni atë me shprehje bindëse e të shfaqni siguri.
Në këtë formë pikëpamjet dhe mendimet tuaja do të merren me seriozitet, do të shikoheni si dikush me pozitë dhe do të respektoheni për këtë fakt.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.