Si ndryshon Qyteti Studenti në 2019! Kryeministri publikon videon që paralajmëron rikonstruksionin e 9 godinave

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të projektit se si do të ndryshojnë godinat studentore në Tiranë. Në postimin e tij, kryeministri shprehet se ka nisur investimin masiv në bashkëpunim me qeverinë gjermane, ku vetëm faza e parë ka një vlerë 18.8 milion euro. në video sillen imazhe krahasuese se si kanë qenë godinën e studentëve në qendrën studentore numër 2 në Tiranë.
Ndërkohë, faza e dytë e projektit, sipas videos, nis në vitin 2019, ku parashikohet rikonstruksioni i 9 godinave të Qytetit Studenti.
Ky postim vjen në një kohë kur studentët janë në protestë duke kërkuar tarifa më të ulëta për arsimimin dhe kushte më të mira banimi për ta gjatë kohës së studimeve.
Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti😉
Posted by Edi Rama on Thursday, December 6, 2018
Lexo edhe : http://www.scan-tv.com/protesta-e-studenteve-reagon-nikolla-rishikim-i-vkm-se-18-mln-euro-per-konviktet/
Sa kushton arsimi i lartë? – 7.1% e pagës mesatare vjetore, ndër normat më të larta në Europë
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.