Si parashikohet moti gjatë kësaj jave?!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se gjatë kësaj jave do të ketë një përmirësim të motit në të gjithë vendin.
SHMU bën me dije se thuajse gjatë gjithë javës do të ketë në qarkullim masa ajri të ftohta të cilat do të sjellin kryesisht rënie temperaturash duke sjellë më së shumti ngrica përgjatë akseve rrugore ndërsa në zonat e thella malore dëbora parashikohet të mbesë e grumbulluar si shkak e temperaturave të ulta.
Sipas informacionit të publikuar era do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 dhe 4 ballë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.