Si selfie-t shtrembërojnë tiparet e fytyrës – Shkencëtarët nxjerrin studimin bazuar në setin e vullnetarëve

Mesatarisht, çdo person bën 450 fotografi të vetat në vit. Megjithatë, selfiet kanë një minus të madh që mund t’i trembë të gjithë! Kjo lloj fotografie shtrembëron shumë përmasat e fytyrës tuaj dhe shkencëtarët kanë zbuluar se sa shumë.
Rrjetet sociale kanë një ndikim negativ në psikikën e shumë njerëzve. Ne duam të dukemi më mirë nga një foto. Mjerisht, fotot mund të gënjejnë…
Studiuesit në Qendrën Mjekësore Jugperëndimore të Universitetit të Teksasit kanë zbuluar se selfiet e shtrembërojnë fytyrën tuaj, duke e bërë hundën tuaj të duket më e gjatë dhe më e gjerë se në fotot standarde.
Shkencëtarët vendosën të kryejnë këtë studim sepse vunë re se kërkesat për rinoplastikë (kirurgji plastike për të ndryshuar formën dhe madhësinë e hundës) janë rritur në mënyrë dramatike mes popullaritetit të selfieve.
Dr. Bardia Amirlak, e cila drejtoi studimin, tha: “Ka një lidhje të dukshme midis rritjes së fotove selfie dhe rritjes së kërkesave për rinoplastikë, veçanërisht në mesin e pacientëve më të rinj”.
Si selfiet e shtrembërojnë fytyrën tonë
Për të kuptuar se si lidhen këta dy faktorë, shkencëtarët zgjodhën 30 vullnetarë. Pjesëmarrësit bënë një seri prej tre fotografish: dy me kamerën e përparme në 30 dhe 45 centimetra nga fytyra dhe një me një aparat fotografik dixhital në një distancë prej 152 centimetra.
Është e rëndësishme të theksohet se të tre fotografitë janë realizuar në të njëjtën kohë dhe në të njëjtat kushte ndriçimi.
Studiuesit krahasuan matjet e katër pikave referuese të fytyrës në fotografi: hunda, buzët, mjekra dhe gjerësia e fytyrës. Rezultatet treguan se fotot e marra me kamerën e përparme shtrembëruan dukshëm pamjen e pjesëmarrësve.
Mesatarisht, hunda dukej 6.4% më e gjatë në selfie 30 cm dhe 4.3% më e gjatë në selfie 45 cm në krahasim me një fotografi të bërë me një aparat fotografik dixhital.
Gjithashtu u zbulua se gjatësia e mjekrës u ul mesatarisht me 12 për qind në një distancë prej 30 cm. Kjo rezultoi në një rritje të jashtëzakonshme prej 17% në raportin e gjatësisë së hundës ndaj mjekrës.
Studiuesit besojnë se shtrembërimet e fytyrës në selfie mund të ndikojnë në shëndetin mendor. “Studimi ynë konfirmon më tej shqetësimet se selfiet mund të ndikojnë negativisht në perceptimin e pamjes,” shkruajnë autorët.
“Ne duhet të rrisim ndërgjegjësimin se si perceptimet e gabuara të selfie-ve mund të ndikojnë në kërkesat për rinoplastikë, perceptimet e imazhit të vetvetes dhe depresionin dhe ankthin pasues.”
N.Xh / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.