Si ta nxisim ekonominë shqiptare? – Agalliu: Të forcohet shtresa e mesme. Shkodra: Lehtësi për bizneset start-up
Gjatë emisionit Argument të Hënën në mbrëmje u fol për situatën në të cilën ndodhet aktualisht ekonomia shqiptare, dhe pse po zhvlerësohet ajo, duke i`u referuar kryesisht parashikimeve dhe vlerësimeve më të fundit nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Të ftuar në studio, Arben Shkodra nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë dhe Arbi Agalliu nga Universiteti “Marin Barleti” folën gjerësisht jo vetëm për situatën e krijuar por edhe për arsyet pse ekonomia shqiptare çalon prej dekadash dhe se nga duhet të vijë ndryshimi.
Biznesi është padiskutim shtylla kryesore e rritjes ekonomike të një vendi dhe për këtë arsye duhet ndihmuar dhe incentivuar, sidomos biznesi i ri, ai inovator, e që në pjesën dërrmuese drejtohet nga të rinjtë. Për bizneset start-up duket se qeveria ka një plan lehtësimi në aspektin fiskal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.