Si të arrini ta menaxhoni stresin?

Ekzistojnë dy lloje njerëzish në këtë botë, ata që besojnë se mund t’i bëjnë gjërat të ndodhin dhe ata që besojnë se gjërat iu ndodhin atyre.
Grupi i parë i njerëzve janë të bindur se rezultati i jetës dhe karrierës së tyre është pak a shumë në duart e tyre, ndërkohë që grupi i dytë rri dhe pret që gjërat të ndodhin duke menduar se nuk mund të ndryshojë asgjë.
Psikologu i Universitetit të Floridës, Tim Judge dhe kolegët e tij kanë treguar se njerëzit që mendojnë se i kontrollojnë vetë jetët e tyre dhe kanë besim në veten e tyre kanë një performancë më të mirë në punë. Nëse ju nuk arrini ta kontrolloni ankthin tuaj kur përballeni me një detyrë të rëndësishme nuk do ta kuptoni kurrë potencialin tuaj të plotë. Ju do të përmirësoheni nëse arrini të menaxhoni ankthin dhe këtë do e kuptoni kur të përballeni me situata të vështira.
Hapi 1: Prisni dhe përgatituni për ndryshim
Njerëzit ndryshojnë dhe bizneset kalojnë etapat e tyre të vështira. Ky është një fakt i cili nuk mund të kontrollohet, por mund të menaxhohet. Nëse i thoni vetes se do t’ia dilni dhe mund t’i bëni ballë çdo ndryshimi atëherë me siguri që do ia dilni mbanë.
Hapi 2: Fokusohuni në liritë tuaja, jo në kufizimet tuaja.
Edhe pse ne kemi aftësi të kufizuara për të ndaluar ngjarjet negative që ndodhin në jetën tonë, përgjigja që i japim gjithçkaje është në dorën tonë. Në listën tuaj të ndryshimeve të mundshme në hapin e parë, shënoni të gjitha mënyrat pozitive, që do të merrni masa për t’iu përgjigjur çdo ndryshimi. Do të habiteni se sa mirë do të arrini t’i kontrolloni situatat e vështira që do të hasni, nëse do të keni përgjigje pozitive për gjithçka që ndodh.
Hapi 3: Rishkruani skenarin tuaj
Hapi i tretë është më i vështiri pasi kërkon që të ndryshoni mënyrën e të menduarit me të cilën jeni rritur. Me kalimin e kohës të gjithë i zhvillojnë skenarët e tyre mendorë. Këto skenarë zhvillohen aq shumë sa na tregojnë se çfarë të themi apo si të veprojmë në situata të ndryshme.
Hapi 4: Dalloni dhe ndaloni mendimet tuaja negative
Një hap i madh drejt menaxhimit të stresit përfshin ndalimin e mendimeve negative. Shumica e mendimeve tona negative vijnë si pasojë e mënyrës së të menduarit dhe jo nga faktet. Kur të gjeni veten duke besuar në gjëra negative apo pesimiste dëgjoni zërin tuaj të brendshëm dhe thuajini vetes se mund t’ia dilni.
Hapi 5: Numëroni gjërat e mira në jetë.
Një hulumtim i kryer në Universitetin e Kalifornisë, ka gjetur se njerëzit të cilët kanë punuar çdo ditë për të kultivuar një zakon mirënjohjeje, iu është përmirësuar humori ndjeshëm, madje niveli i ankthit është ulur. Të numërosh të gjitha të mirat që ke në jetën tënde, të bën të mendosh më pozitivisht për pjesët negative.
Ankthi i madh si dhe stresi i tepërt ju kufizon në punën tuaj. Ndaj sa herë të ndiheni të mposhtur, ndiqni këto pesë hapa për t’u fuqizuar dhe për të rimarrë kontrollin.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.