Si të dalloni nëse produktet që po konsumoni janë organike?

Jeni lodhur së ngrëni fruta dhe perime me kimikate, por nuk dini si të zgjidhni produktet e duhura? Hidhini një sy këtyre elementëve për të kuptuar nëse ajo që po konsumoni është ushqim organik.
- Pamja e jashtme
Nëse është rritur në mënyrë natyrale dhe organike, asnjë produkt nuk do të duket identik me tjetrin. Është thjesht e pamundur të gjeni dy produkte që duken absolutisht njëlloj. Nuk ekzistojnë dy gjethe të një peme mango që të duken 100 për qind njësoj. Në mënyrë të ngjashme çdo mollë, mango apo dhe kokërr do të duket ndryshe nga një tjetër ashtu sikurse ngjyra, forma dhe struktura nuk do të jenë kurrë uniform.
- Madhësia
Frutat, perimet dhe drithërat nuk do të jenë të mëdha në sasi. Sigurisht që ekzistojnë raste të veçanta në të cilat njerëzit rrisin fruta dhe perime të mëdha në mënyrë organike por ato nuk ndodhin gjithmonë dhe janë të vështira për t’u gjetur.
- Insektet
Krimbat në fruta dhe perime në fakt janë një lajm i mirë. Disa produkte të cilat rriten në mënyrë organike do të zënë insekte pas dy apo tre muajsh sidomos në kohë shirash. Pasi krimbat thjesht e kuptojnë se një produkt jo organik nuk është për t’u ngrënë. Pra mos u tmerroni kur të shihni krimba në frutat tuaja pasi ato tregojnë se po konsumoni diçka bio. Ajo çka duhet të bëni është të lani mirë kokrrat ose t’i ekspozoni ato në diell siç bënin gjyshërit tanë të cilët vazhdojnë të jetojnë deri 100 vjeç.
- Shija
Produktet bio janë thjesht më të shijshme. Kur gatuani perime organike ju do të kuptoni se keni nevojë për shumë më pak erëza pasi produktet çlirojnë vetë aromë. Gjithashtu frutat organike janë më të buta se ato jo organike pasi piqen lihen të piqen në pemë. Për fat të keq, në ditët e sotme shumica e mangove dhe mollëve janë të mbushura me pesticide dhe piqen artificialisht. Kur përdorim shprehjen “Një mollë në ditë mban doktorin larg” sigurisht që bëhet fjalë për mollët organike.
- Gatuhen më shpejt
Ushqimet e rritura në mënyrë organike gjithmonë gatuhen më shpejt. Nëse bëni shumë gjëra njëkohësisht dhe po gatuani ushqime organike duhet të keni kujdes pasi sapo të ktheni kurrizin mund të ndodhë që të jenë djegur. Ushqimit me pesticide i duhet më shumë kohë për t’u gatuar.
- Më të shëndetshme
Gjithçka që është organike është më e shëndetshme, është më e lehtë për tu tretur dhe gjithashtu ndihmon në reduktimin e aciditetit dhe gazrave. Ju do ta ndjeni shumë shpejt ndryshimin nëse konsumoni produkte organike.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.