Si të fluturoni më lirë gjatë sezonit të verës?

Për të gjithë udhëtarët të cilat duan të rezervojnë një udhëtim të lirë këtë verë, ekzistojnë disa data në të cilat mund të udhëtoni fare lirë.
Nëse dëshironi që të udhëtoni këtë verë drejt SHBA e dëshironi të lëvizni nëpër shtete të ndryshme të Amerikës duhet të keni parasysh këto të dhëna
Sipas të dhënave nga KAYAK, ata që kërkojnë të udhëtojnë rreth e rrotull SHBA këtë verë duhet të rezervojnë nisjen ditën e shtunë, më datë 3 Qershor për të marrë biletën me një çmim shumë më të lirë.
Ndërkohë që për udhëtimet drejt Evropës ofertat më të mira për fluturime janë në datën 23 Gusht.
Duhet të keni kujdes të mos rezervoni nga data 25-30 Qershor sepse do të udhëtoni me çmimet më të shtrenjta të të gjithë periudhës.
Nëse keni parasysh këto këshilla e kapni oferta të mira për udhëtimin tuaj, pse jo mund të kurseni paratë tuaja e të bëni një udhëtim të dytë.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.