Si të fokusoheni në qëllimet tuaja?

Të gjithë kanë qëllime. Pyetja e parë që iu vjen të gjithëve ndërmend është si t’i arrijmë ato qëllime, për t’u bërë milionerë apo qoftë edhe për të arritur sukses në jetë.
Nuk është aq e komplikuar siç mendoni. Ndonjëherë duhet vetëm të ndaloni dhe të shihni rezultatin e madh.
Më poshtë do të gjeni katër këshilla të rëndësishme që duhet t’i mbani në mend për arritjet e qëllimeve tuaja.
Fokusohuni në atë që keni nevojë në vend të asaj që dëshironi
Ju mund të mendoni se dëshironi një shtëpi të madhe dhe tri makina, por a ju nevojiten ato me të vërtetë? Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të vendosur prioritete të vërteta, por shumë pak njerëz e kuptojnë këtë.
Një ‘’dëshirë’’ e thjeshtë nuk është asgjë tjetër përveç fantazisë. Ju duhet të jeni pasionant për atë që dëshironi të arrini, përndryshe nuk do të ndodhë kurrë.
Mësoni të gjitha gjërat, pozitive dhe negative.
Jeta nuk është kurrë shumë e mirë apo shumë e keqe, kështu që duhet të mësoheni me të dyja. Kur e gjeni veten duke u prehur në gjithë atë pozitivitet në jetën tuaj, mendoni sikur keni arritur suksesin. Si mund të përsërisni të njëjtin sukses? Në anën tjetër, ju duhet të jeni në gjendje të zhvilloheni nga gjërat negative. Mendoni se pse keni dështuar dhe se si mund t’a shmangni atë gjë.
Vendosni pak kohë mënjanë çdo javë për të reflektuar në sukseset dhe dështimet tuaja. Është mënyra e vetme nga e cila mund të arrini qëllimet tuaja. Mos mendoni shumë pas përfundimit të një projekti por nëse mund të mësoni nga një gjë nga çdo përvojë, jeni në rrugë të duhur.
Qëndroni të fokusuar te shpërblimi
Është e lehtë të humbisni fokusin kur keni shumë gjëra në të njëjtën kohë. Për t’u siguruar se do të qëndroni të fokusuar te shpërblimi, duhet të keni një plan afat-shkurtër, afat-mesëm dhe afat-gjatë.
Vini në dyshim gjithçka që bëni. Pyesni veten: ‘’Kjo që po bëj a do të kontribuojë në qëllimet e mia afat-shkurtra, afat-mesme dhe afat-gjata’’? Sigurohuni se po mësoni shumë nga këto.
Nëse përgjigja është jo atëherë duhet të rimendoni atë që po bëni. Qëndrimi i fokusuar në shpërblim është ajo që do ju ndalojë nga humbja e kohës tuaj në detyra të pa rëndësishme.
Mësimi kryesor është të mendoni para dhe pas.
Mendoni për atë që do të bëni dhe a do t’ju afrojë me qëllimet tuaja. Mendoni se çfarë keni bërë dhe sa do mund ta kishit bërë më mirë?
Mund të jetë e vështirë të ndaloni kur jeni në mes të diçkaje, por kjo është pjesa më e rëndësishme e të gjithave. Sapo të bëni këtë ju do të keni më shumë rezultate nga çdo veprim.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.