Si të keni një ditë produktive? – 8 zakone të përditshme të njerëzve të suksesshëm

Ora e parë e ditës së punës është një nga kohët më kritike. E keni ju në dorë për t’i vendosur vulën ditës suaj, për një ditë suksesi ose për një ditë dështimi. Nëse doni të qëndroni në krye të lojës, është e rëndësishme që të siguroheni që dita juaj të fillojë mirë.
Më poshtë do të gjeni tetë zakone të njerëzve të suksesshëm që i kryejnë gjatë orëve të para të punës.
- Ata nuk e kontrollojnë në mëngjes emailin
Ju mund të zgjoheni me mendjen tek puna juaj. Por bëni mirë që emailin të mos e kontrolloni që në momentin që hapni sytë, apo në orën e parë të punës. Duhet ta merrni me qetësi, sepse dita është mjaftueshëm e gjatë për t’ju përgjigjur të gjitha email-eve të punës.
- Ata lënë mënjanë kohë për përfytyrim
Një nga çelësat për arritjen e suksesit është të përfytyroni veten me atë që dëshironi. Atletët përfytyrojnë fitimin e një ngjarjeje sportive dhe folësit publikë e përfytyrojnë veten duke dhënë një bisedë të suksesshme. Njerëzit më të suksesshëm e dinë nëse nuk mund ta shohësh qëllimin përfundimtar, nuk ka gjasa që të arrish atë që ke vendosur të bësh. Një mënyrë për të arritur qëllimin e dëshiruar është krijimi i një bordi vizionesh. Kjo do t’ju ndihmojë në arritjen e qëllimeve tuaja në punë.
- Ata ushtrojnë
Asgjë nuk mund ta zëvendësojë stërvitjen e mëngjesit. Nëse doni të merrni një nxitje të energjisë që të zgjasë më shumë se filxhani i kafesë, atëherë vendosni pajisjen tuaj të stërvitjes në punë dhe bëni disa ushtrime. Hulumtimet tregojnë se ushtrimi në mëngjes thekson fokusin dhe ju ndihmon të merrni vendime më të mira.
- Ata luten ose meditojnë
Stresi i vazhdueshëm ka aftësinë që t’ju bëj më të vështir punën tuaj. Nëse doni që t’i hidhni një kundërsulm, atëherë duhet që të merrni pak kohë për të medituar. Është një mënyrë e thjeshtë për të ri fokusuar dhe për t’u lidhur me mendjen dhe trupin.
Aktorja Jennifer Aniston, tha se fillon dhe mbaron ditën e saj me meditim. Meditimi Transcendental është ajo çfarë aktorja ka zgjedhur. Aniston tha se ndjen një ndryshim të madh kur ajo nuk arrin të inkorporojë meditim në rutinën e saj të mëngjesit.
- Gjithmonë mund ta bëjnë
Nëse nuk besoni në veten tuaj, ku do besoni? Hapi i parë për të arritur suksesin e karrierës dhe jetës është të besosh se mund ta bësh. Mendimet e juaja ndikojnë shumë në rezultatin e çfarëdo qoftë ajo që po përpiqeni të arrini. Pasi të keni marrë kontrollin e mendimeve tuaja, ju mund të dizajnoni të ardhmen e ëndrrave tuaja.
- Ata planifikojnë ditën e tyre
Të kesh një planë do t’ju ndihmojë që dita juaj e punës të mos ju dalë nga kontrolli. Merrni një moment nga koha juaj dhe hartoni ditën tuaj. Njerëzit e suksesshëm kanë një ide të qartë të asaj që duhet të ndodh në ditën e tyre që ajo të shkoj pa probleme.
- Gjithmonë hanë mëngjes
Kalimi i mëngjesit mund t’ju ndihmojë të filloni më shpejt punën tuaj, por do t’ju kushtojë. Deri kur të jeni gati për të ngrënë drekë, do të jeni shumë të uritur. Kështu që duhet patjetër të kujdeseni që mëngjesi juaj të jetë sa më i shëndetshëm, dhe të mos e anashkaloni.
- Ata nuk shqetësohen për dukjen
Njerëzit e suksesshëm nuk shpenzojnë shumë kohë duke u përgatitur në mëngjes. Ata tashmë e dinë se çfarë do të veshin. Disa nga CEO-t më suksesshëm kursejnë një sasi të konsiderueshme të kohës duke veshur të njëjtat rroba çdo ditë. Simon Cowell dhe Mark Zuckerberg, veshin të njëjtën uniformë çdo ditë në vendin e punës.
Ylber Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.