Si të keni një karrierë të suksesshme?

Ndonjëherë për të qenë të suksesshëm duhet të ndaloni së bëri disa gjëra. Edhe pse këmbëngulja është e nevojshme për sukses, ndonjëherë, mund të jetë më efektive të heqësh dorë.
Nëse bëhet fjalë për një projekt të dështuar, një punë përbuzëse, apo një marrëdhënie të padëshiruar, të heqësh dorë mund të jetë një virtyt.
Të dish se kur të heqësh dorë është një aftësi që mund të mësohet. Nëse ngeceni në një labirint dhe kuptoni që ajo çka po bëni nuk po funksionon atëherë është momenti të hiqni dorë. Më poshtë do të gjeni 5 gjëra prej të cilave duhet të hiqni dorë për të pasur një karrierë të suksesshme.
- Hiqni dorë së bëri të njëjtën gjë pa pushim
Nëse vazhdoni të përsërisni të njëjtat gjëra pa pushim dhe ato nuk kanë rezultat, i jeni futur një rruge pa kthim. Fakti është i thjeshtë, nëse doni të ndryshoni rezultatin atëherë duhet të ndryshoni qasjen dhe mënyrën se si punoni, edhe nëse është diçka e dhimbshme për tu bërë.
- Hiqni dorë së thëni gjithmonë “Po”
Çdo “po” që thoni është një kompromis. Nëse i thoni po gjithçka-je atëherë i thoni jo diçka-je tjetër. Nëse i thoni “po” qëndrimit deri vonë në punë gjithmonë, atëherë i thoni “jo” ndenjes me familjen apo kohës në palestër. Një hulumtimi i kryer në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko, ka treguar se sa më të vështirë ta keni për të thënë “jo”, aq më shumë të ngjarë ka që të përjetoni stres, madje edhe depresion. Të thënit “jo” është me të vërtetë një sfidë shumë e madhe për shumë njerëz. “Po” është një fjalë shumë e fuqishme që ju nuk duhet të kenë frikë t’ua u fitojnë.
- Mos kini dyshime për vetveten
Vetëbesimi luan një rol shumë të rëndësishëm në suksesin tuaj. Hewlett-Packard ka kryer një studim interesant i cili analizon procesin përmes të cilit njerëzit aplikojnë për promovime në kompani. Nga ky studim rezultoi se gratë, aplikojnë vetëm kur ato e gjejnë veten në 100% të kritereve për punën që dëshirojnë. Ndërsa burrat aplikojnë kur e gjejnë veten në 60% të kritereve. Hulumtuesit treguan se një nga shumë arsyet pse meshkujt dominojnë nivelet e larta të kompanisë është se ata janë të gatshëm të përpiqen për më shumë pozicione se sa femrat. Nganjëherë besimi është e gjitha që duhet për të arritur në nivelin e ardhshëm. Qëllimi është, që ju duhet të besoni në vetvete. Nëse keni dyshim vetveten, asgjë nuk do të funksionojë.
- Hiqni dorë nga shtyrja e ngjarjeve
Ndryshimi është i vështirë. Vetë përmirësimi është gjithashtu i vështirë dhe kështu vështirësohet edhe puna për ta bërë një ngjarje të ndodhë. Kur gjërat janë të vështira, është gjithmonë e lehtë për të vendosur ti trajtosh ato nesër. Problemi është se nesërmja nuk vjen. Duke thënë se do e bëni nesër po gënjeni veten me një justifikim, dhe kjo tregon ose që ju nuk e dëshironi vërtetë ta bëni atë ose se i doni rezultatet pa punën e madhe që vijnë bashkë me të.
- Mos mendoni se gjithçka merr formë vetë.
Është joshëse të mendosh se në fund gjithçka merr formë vetë por e vërteta është se vetëm ju mund ti jepni formë gjërave në mënyrë që ato të funksionojnë ashtu siç duhet. Mos prisni shefin tuaj që të vijë dhe t’ju kërkojë të promovoheni, jeni ju ata që duhet të bëni çmos për tu promovuar, mos prisni as që kolegu juaj t’ia u marrë punën nga dora në mënyrë që të mos lodheni kaq shumë por jeni ju që duhet ti tregoni që puna juaj ka përfunduar dhe tashmë është radha e tij të vazhdojë. Të gjitha këto vijnë vetëm nëse kujdeseni ju për gjithçka. Mos harroni asgjë, askund, nuk merr formë vetë.
Viola Hydi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.