Si të krijoni kontaktet që ju nevojiten në punën tuaj?

Shumë njerëz përballen me besimin e gabuar se aftësia për tu lidhur me të tjerët është tipar i natyrshëm dhe i paarritshëm që i përket vetëm fatlumëve.
Është e lehtë të biesh pre e këtij koncepti të gabuar. Në realitet kjo aftësi është nën kontrollin tuaj dhe lidhet e gjitha me inteligjencën emocionale.
Hulumtimet e kryera nga Matthew Lieberman në UCLA tregojnë se të qenit shoqëror dhe lidhja me të tjerët është një nevojë thelbësore e njeriut, ashtu sikurse është ushqimi, strehimi dhe uji.
Lieberman zbuloi se dhimbjet shoqërore, të tilla si humbja e një marrëdhënieje, i ndjejmë në të njëjtën pjesë të trurit që ndjejmë dhimbjet fizike.
Funksioni kryesor i kësaj pjese të trurit është të na alarmojë për kërcënimet që i kanosen mbijetesës sonë. Kjo ju bën të kuptoni se sa të rëndësishme janë lidhjet shoqërore.
Ashtu si ka thënë dhe Ralph Nichols: “Nevoja bazike e gjithë njerëzimit është nevoja për të kuptuar dhe për të qenë të kuptuar”
MRI e trurit ka treguar se të menduarit analitik përfshin rrjete tërësisht të ndryshme nervore. Kur merreni me mendime analitike, pjesa shoqërore e trurit tuaj do të ngadalësojë, por sapo të përfundoni, rrjeti shoqëror do të burojë përsëri në jetë.
Duke marrë parasysh nevojën që njerëzimi ka për lidhjet shoqërore apo kontaktet do të mendoni se është e lehtë të lidhesh me të gjithë ata që takon por për fat të keq, nuk është kështu.
Këtu do të gjeni disa këshilla se si të krijoni menjëherë lidhje me ata që takoni.
- Mos bëni një bisedë sipërfaqësore
Biseda e parë apo e dytë me një person të panjohur sigurisht që është sipërfaqësore. Ne paraqesim një pasqyrë të kujdesshme të vetes dhe i përmbahemi termave të këndshme e të sigurta. Ne flasim për motin dhe për njerëzit e përbashkët që njohim deh ndajmë detajet më të njohura për veten tonë. Por nëse doni të krijoni lidhje me dikë që në takimin e parë apo të dytë duhet të tregtoni disa gjëra më shumë rreth vetes, jo gjërat personale por është e rëndësishme t’i tregoni personit tjetër se për çfarë jeni të apasionuar.
- Bëni pyetje të mira
Nëse personi tjetër duket i gatshëm të hapet, inkurajojini ata duke i bërë pyetje thelbësore të tilla si: Me çfarë merreni? Pse e zgjodhët këtë profesion? etj. Kërkoni pyetje për të marrë vesh se për çfarë është i apasionuar personi tjetër pa e pyetur për gjëra personale.
- Mësoni prej tyre
Gjatë hulumtimit të tij, Lieberman arriti në përfundimin se sistemi arsimor do të ishte shumë herë më efektiv nëse do të shkonim në anën sociale të të mësuarit. Për shembull, mënyra më e mirë që do të ndihmonte një nxënës në klasën e tetë që ka problem me matematikën do të ishte nëse ai do të ndihmohej nga një nxënës tjetër i cili nuk ka probleme me këtë lëndë. Aplikoni të njëjtin parim në jetën tuaj dhe jini të gatshëm të mësoni nga personi me të cilin po përpiqeni të lidheni. Jo vetëm që i bën ata të ndjehen më të lidhur me ju, por i bën të ndjehen të rëndësishëm.
- Kërkoni më të mirën e tyre
Kultura jonë është e predispozuar të na çojë shpesh drejt cinizmit. Ne shpesh përpiqemi të gjejmë te personat e tjerë gjërat që nuk na pëlqejnë në vend të gjejmë ato që pëlqejmë më shumë. Bllokojeni atë cinik brenda vetes dhe përqendrohuni në kërkimin e të mirës në një njohje të re.
- Përdorni emrin e tyre
Emri është një pjesë thelbësore e identitetit, ndaj ju nuk duhet ta përdorni emrin e dikujt vetëm kur e përshëndesni. Hulumtimet tregojnë se njerëzit ndihen të vlefshëm kur personi me të cilin flasin i referohet atyre në emër.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.