Si të kursejmë me faturat? Eurostat: 4.22 euro po zëvendësuat llambat me Led
Gjatë viteve të fundit, llambat Led, si për përdorim shtëpiak, ashtu edhe në ambiente biznesi, kanë njohur një rritje të gjerë, për shkak të cilësisë së ndriçimit, kohëzgjatjes së llambave, por kryesisht si pasojë e kursimit. Por sa është realisht ky kursim?
Eurostat ka publikuar një listë me secilin prej vendeve anëtare të unionit ku shpjegon se sa do të kursenin në rast se do të zëvendësonin një llambë 600 wat tradicionale me një llambë Led 10 wat.
Për Danimarkën kursimi përkthehet në 15.25 euro në vit për vetëm një llambë. Po për Shqipërinë sa është kursimi.
Në bazë të përllogaritjeve të televizionit Scan, bazuar në metodologjinë e Eurostat dhe duke e llogaritur po me të dhënat e Eurostat për çmimin e energjisë në gjysmën e parë të 2017-ës, rezulton se, një familje shqiptare do të kursente mesatarisht 4.22 euro në vit nga vetëm një llambë.
Pra, duke pasur parasysh se, ambientet për t`u ndriçuar në shtëpi janë më shumë se një, kursimi është domethënës. Një shtëpi që ka aktualisht 7 llamba tradicionale në të gjithë ambientet do të kursente plot 29.54 euro në rast se do t`i zëvendësonte ato me llamba Led 10 wat.
Gjithsesi, për shkak të çmimit të ulët të energjisë, dhe konsumit më të ulët të energjisë nga shqiptarët sesa nga europianët, vendi ynë do të ishte përfituesi më I vogël mes vendeve të tjera nga teknologjia Led.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.