Si të largoni energjitë negative?

Ndonjëherë është e pamundur ose të paktën nuk është e thjeshtë të ndihesh i lumtur. Janë ato momente ku çfarëdo që ndodh nuk ju kthen humorin apo çehren e buzëqeshur të fytyrës. Këtu do të gjeni disa strategji për largimin e energjive negative që mund ti merrni në konsideratë.
- Rikujtoni arsyet pse duhet të jeni të lumtur
Kur gjërat duken të errëta është e vështirë të ndiheni mirënjohës por të kujtoni gjithçka të mirë që keni në jetën tuaj do t’ju ndihmojë të ndiheni më pozitiv ndaj gjithçkaje.
- Kujtoni trupin tuaj
Në momentin që ndiheni keq apo humori juaj është i rënë përtokë, shkoni për një shëtitje të gjatë ose vishni rrobat tuaj sportive e shkoni për tu stërvitur. Do të ndiheni shumë më mirë pasi të bëni këtë, të gjitha energjitë tuaja negative do të jenë larguar nga trupi juaj.
- Bëni diçka zbavitëse
Shkëpusni veten përkohësisht nga stresi dhe ringarkoni baterinë tuaj me një aktivitet të kënaqshëm. Mund të shkoni të shikoni një film e cila është një mënyrë e mirë për ti dhënë vetes një pushim të kënaqshëm apo të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar e cila është mënyra më e shpejtë për të ndryshuar humorin tuaj.
- Përpiquni të gjeni një kuptim
Në raste të tilla përpiquni ta rimendoni edhe njëherë situatën dhe të gjeni anët pozitive ashtu siç gjeni ato negative. Sigurisht që nuk mund ti jeni mirënjohës ngjarjeve negative që ndodhin në jetën tuaj, por mund të gjeni anët pozitive që kjo situatë solli dhe të jeni mirënjohës për to.
- Lidhuni me miqtë dhe familjarët tuaj
Marrëdhëniet e forta me miqtë dhe familjarët janë çelësi I suksesit për humorin tuaj. Kështu që sapo të kuptoni që humori juaj është i rënë përtokë, telefononi njerëzit tuaj të afërt e bëni plane me ta. Me siguri që sapo ti takoni humori juaj do të ndryshojë.
V. Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.