Si të mbillni limona në shtëpinë tuaj

Agrumet janë tekanjoze. Disa prej tyre mund të rriten lehtësisht, disa të tjera janë të vështira. Por nëse lexoni këto këshilla e do të mësoni sa lehtë është të rrisësh limonin në kushtet e shtëpisë.
Blini në tregun e fidanëve dhe luleve apo në farmaci bujqësore, një fidan limoni paksa të rritur (2-3 vjeçare) që të përftoni rezultatet më të mira. Merrni një vazo plastike ose balte (me vrima në pjesën fundore) të thellë deri në 35 centimetra dhe me një diametër prej 45-50 centimetra.
Përdorni guralecë që të siguroni qarkullimin e plotë të ajrit, mbusheni me dhe të plehëruar dhe vendoseni pemën në vazo. Lëreni vazon në ndriçimin e diellit për 8-10 orë në ditë dhe mos e teproni me vaditjen.
Limonët duan të paktën 6-9 muaj të piqen dhe kur të marrin ngjyrën karakteristike, atëherë jeni gati t’i mblidhni. Nëse dëshironi, mund të zgjidhni edhe farat e limonit për një rrugëtim më të plotë të këtij agrumi të dashur.
Blini limonë organik, sepse limonët jo-organikë përmbajnë shpesh fara që nuk mbijnë. Dheu që do të përdorni duhet të jetë pjellor e të përmbajë fertilizues natyralë dhe minerale.
Ndiqni hapat e mëposhtëm.
Dheu në vazo duhet të jetë i lagësht.
Mbusheni vazon e vogël me dhe deri në 2.5 centimetra nga sipërfaqja
Prijeni limonin në gjysmë dhe merrni një farë. Pastrojeni nga mbetjet e tulit
Fara duhet të jetë e lëngshme kur ta fusni të paktën 1 centimetër nën tokë, në mes të vazos
Përdorni një shishe spërkatëse për ta ujitur pjesën e sipërfaqes së vazos
Mbulojeni vazon me një qese plastike. Lidheni me llastik dhe shpojeni qesen me laps duke krijuar vrima të vogla.
Vendoseni vazon në një vend me diell dhe të ngrohtë
Herë pas here spërkateni me ujë. Dheu nuk duhet të jetë i thatë.
Pas dy javësh, kur filizat të kenë çelur, hiqeni mbulesën plastike. Nëse bima ka nevojë për më shumë diell, përdorni një llampë speciale për të zëvendësuar ndriçimin natyral. Filizat kanë nevojë për 8 orë diell çdo ditë.
Kujdesuni që të ushqeni filizët me fertilizues organik.
Mbrojini nga insektet dhe hiqni gjethet e thara.
Kur filizët të jenë rritur mjaftueshëm, duhen transferuar në një vazo më të madhe duke ndjekur të njëjtën procedurë si në fillim të artikullit.
Filizët kanë nevojë për më shumë ujë se pema. Kujdesuni që pema dhe filizët të jenë të ngopur me ujë. Këto janë dy mënyrat më të thjeshta për kultivimin e limonit në shtëpi sugjeruar nga AgroWeb falë të cilave agrumi i preferuar nuk do t’ju mungojë kurrë.
Viola Hydi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.