Si të menaxhoni brezat e ndryshëm brenda një kompanie?

Në një kompani punojnë breza të ndryshëm së bashku, e në ditët e sotme menaxhimi i këtyre brezave së bashku nuk është aspak i thjeshtë.
Menaxherët e ndodhur kudo nëpër Evropë, janë duke u hasur me vështirësinë e menaxhimit të një force punëtore gjithnjë e më të ndryshme. Një mungesë e të kuptuarit në lidhje me gjeneratat kthehet në burim konflikti brenda marrëdhënieve të punës, ul produktivitetin dhe rrit lëvizjen e forcës punëtore. Kompania është i vetmi vend ku tre brezat janë të detyruar të kalojnë minimalisht 6 orë në ditë së bashku.
Sot në botë ka tre breza që bashkëjetojnë në vendin e punës: të ashtuquajtur “baby boomer-s” ata që janë lindur midis 1946 dhe 1964, Gjenerata X, lindur midis 1965 dhe 1976, dhe Gjenerata Y, lindur pas 1977. Çdo brez sjell zakone unike, si deh punë që i japin formë tregjeve tona. Ata të gjithë kanë vlera të dallueshme, një pikëpamje të ndryshme të autoritetit dhe ndjenjë besnikërie, prandaj duhet të motivohen dhe menaxhohen ndryshe nga njëri tjetri.
Kur brezat janë të ndryshëm dhe karakteristikat janë të ndryshme
Ngjarje të mëdha në histori të tilla si ndryshimi i faktorëve social apo ekonomik kanë ndikuar në qëndrimet apo vlerat e individëve ose grupeve të individëve. Këto ngjarje u konsideruan si faktorë të rëndësishëm që kanë ndikuar në breza të ndryshëm.
Fundi i Luftës së Dytë Botërore shënoi fillimin e gjeneratës- migruese të brezit të parë. Ata u rritën në një kohë kur nënat qëndronin në shtëpi dhe baballarët shkonin për të punuar. Ky brez ka përjetuar një periudhë të zgjerimit ekonomik dhe kulturor si dhe ardhjen e televizionit që do të thotë se ata kanë përjetuar dhe luftën e Vietnamit. Ata janë parë si njerëz që punonin pa fund, shumë të shqetësuar për përfitimet materiale, promovimin dhe pagat e larta. Janë konsideruar si avokatë të të drejtave të njeriut , me një besnikëri të lartë, idealist dhe optimistë.
Gjenerata X konsiderohet si më e mirë arsimuar se gjenerata e parë. Mentaliteti i tyre pasqyron kalimin nga një ekonomi prodhimi në atë të shërbimeve. Kjo gjeneratë përjetoi rënien e Murit të Berlinit, që shënoi fundin e Luftës së Ftohtë. Anëtarët e këtij brezi konsiderohen si ekonomikisht konservatorë dhe kanë përjetuar periudha të mëdha të inflacionit gjatë rinisë së tyre. Në vendin e punës, Gjenerata X, predikon vlerat e lirisë dhe përgjegjësisë. Ata e vlerësojnë nëse u jepet koha dhe liria për të menaxhuar kohën e tyre të punës. Ky brez kërkon një ekuilibër të jetës së punës.
Në lidhje me gjeneratën Y, ekzistojnë mendime konfliktuale. Nga njëra anë disa studiues besojnë se ky brez sjell frymë të re për kompanitë, nga ana tjetër kjo gjeneratë konsiderohet si “fëmijët e llastuar” me pretendime realiste. Në sajë të shkëmbimit të programeve “Ersamus” dhe mundësive të mëdha për të studiuar dhe punuar jashtë vendit, pjesëtarët e këtij brezi janë të hapur përtej mundësive sfiduese e si rrjedhojë ata punojnë si një ekip ndërkombëtar. Të pajisur të gjithë me smartphona dhe një teknologji të lartë ata janë gjithmonë të përditësuar me të rejat më të fundit.
Fleksibiliteti dhe prioritetet personale janë shumë të rëndësishëme për këtë brez. Megjithatë, ata kanë mungesë besimi dhe kanë nevojë për strukturat mbikëqyrëse në mënyrë që të arrijnë punën e tyre, veçanërisht sepse ata janë shumë të rinj dhe pa eksperiencë. Ky brez kërkon një ekuilibër midis punës dhe jetës private, dhe kërkojnë një mjedis pune që është zbavitës e në të njëjtën i dobishëm.
Si mund të menaxhohen brezat e ndryshëm brenda një kompanie?
Edhe pse nuk është aspak e lehtë ekzistojnë forma të ndryshme se si mund të menaxhohen breza të ndryshme brenda një kompanie.
Menaxherët duhet të përpiqen të mësojnë më shumë në lidhje me punonjësit e tyre, të mësojnë specifikat e tyre dhe preferencat në mënyrë që të menaxhojnë çështje të tilla si: planifikimi personal, puna, bilanci i jetës etj
Përpiquni të përdorni një stil menaxherial të sofistikuar : menaxherët duhet të sigurojnë udhëzime të qarta dhe të sakta, objektiva, dhe masa për ata që janë nën autoritetin e tyre. Vlerësimi është shumë i rëndësishme për çdo kompani që dëshiron të mbajë një atmosferë të mirë në punë.
Nxisni kompetencën dhe iniciativën: çdo punonjës, qoftë nga më i riu deri dhe tek më profesionali duhet të trajtohen sikur të gjithë kanë gjëra të mëdha për të ofruar. Megjithatë, menaxherët dhe Departamenti i Burimeve Njerëzore duhet të sigurohen që në fillim të punësojnë personat e duhur për kompaninë e tyre.
Kultivoni dijet e punonjësve tuaj: mbajtja e punonjësve të mirë dhe produktiv është kthyer për ekonominë e sotme po aq e rëndësishme sa gjetja dhe mbajtja e klientëve. Prandaj, është e rëndësishme t’iu sigurohet punonjësve trajnim, specializime dhe kultivim i mëtejshëm.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.