Si të ruani qetësinë kur gjërat nuk shkojnë mirë në punën tuaj?
Gjithkujt i ka ndodhur të gjendet në një moment të tillë. Ndonjëherë edhe kur gjërat duken shumë të vogla arrin një pikë kur kthehen në debate të mëdha e shumë serioze dhe të krijohen situata nga më të ndryshmet. Të mësuarit se si të rimerrni vetëkontrollin e të përmbaheni është më shumë se thjesht zhvillim personal. Humbja e kontrollit në vendin e punës mund ta dëmtojë shumë karrierën tuaj e madje mund ta shkatërrojë atë.
Në këtë artikull ju do të gjeni pesë mënyra se si të kanalizoni energjinë pozitive dhe të tregoni se jeni një njeri i madh.
- Largohuni
Largimi është mënyra më e mirë për t’u qetësuar e për të mos thënë diçka më shumë për të përkeqësuar situatën. Flisni me qetësi në mënyrë që t’i tregoni personit tjetër se ju po tërhiqeni nga situata dhe pavarësisht problemit ju do sqaroheni në një moment tjetër kur të jeni më të kthjellët dhe të mbushur me pozitivitet.
- Kthjellohuni
Një mendje e qartë dhe e kthjellët ju sjell shumë përfitime. Nëse kuptoni se e keni humbur toruan dhe në ato momenti gjithçka që do thoni do e përkeqësojë situatën, largohuni për të bërë një shëtitje. Largojeni mendjen nga gjithçka dhe sillni ndërmend momente të bukura apo gjëra që ju bëjnë të lumtur. Pasi të kaloni pak kohë duke shëtitur, rikthejuni dhe njëherë problemit dhe përpiquni ta zgjidhni me qetësi.
- Merruni me diçka tjetër
Ndonjëherë mënyra më e mirë për ta larguar mendjen nga diku është të merreni me diçka tjetër. Keni menduar për një projekt të madh që po vjen? Perfekt. Qetësoni nervat tuaja duke punuar fuqishëm për të arritur një qëllim të mjaftueshëm. Në fakt është vërtetuar se nivelet e larta të stresit mund t’ju bëjnë të punoni në mënyrë më efikase. Ndoshta diçka e mirë mund të vijë nga një zënkë e keqe.
- Kërkoni falje, tërhiquni
Ky konsiderohet si hapi më i vështirë. Pas një zënke apo debati shumica e njerëzve e mendojnë veten si viktimë dhe individin tjetër si fajtor. Por kjo nuk është e vërtetë na një debat gjithmonë të dyja palët kanë faj. Kështu që kërkoni falje për pjesën tuaj dhe gjeni një mënyrë për t’u tërhequr. Në momentin që ndërmerrni këtë hap nëse personi dëshiron ta vazhdojë përsëri zënkën atëherë faji i mbetet atij. Ju bëni pjesë tuaj dhe largohuni, kujtoni që nëse qëndroni edhe e zgjasni më tej thjesht po dëmtoni reputacionin tuaj.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.