Si të shfrytëzoni mundësitë që iu ofrohen?

Mundësitë shkojnë e vijnë por është shumë e rëndësishme që të dini të shfrytëzoni rastin sepse e njëjta mundësi nuk vjen kurrë dy herë.
Nëse ju prisni për një kohë të gjatë, padyshim që do t’i humbisni ato”, thotë themeluesi i Virgin Group, Richard Branson, duke cituar shkrimtarin William Arthur Ward në një postim të blogut të tij. Njësoj si lindjet e diellit në mëngjes, mundësitë janë vetëm për një kohë të shkurtër dhe ato do të ikin, nëse ju jeni të papërgatitur për ti kapur.
“Ato nuk vijnë gjithmonë në kohën e duhur, kështu që ju duhet të jeni gati për të kapur mundësitë që ju paraqiten”, thotë Branson. “Nuk ka asnjë kuptim të prisni për të vepruar. Nëse e bëni këtë, ato ka të ngjarë të zhduken”.
Kjo është arsyeja pse ju duhet të jeni të përgatitur. “Në qoftë se ju e vendosni veten në drejtimin e duhur për të kapur mundësitë ka gjithmonë e më shumë për të ndjekur”, shkruan sipërmarrësi i suksesshëm.
Por kjo është shumë e lehtë të thuhet e shumë e vështirë për tu bërë.
Ironikisht, mundësitë më të mira vijnë në momentin më ta gabuar, e për më tepër shumë prej nesh nuk arrijnë ti njohin mundësitë që iu vijnë. Sigurisht asgjë nuk vjen e servirur në një pjatë të argjendtë, por përgatitja është çelësi i suksesit sepse “Mundësitë zakonisht janë të maskuara, ndaj e njerëzve nuk i njohin ato”, citon Branson, Ann Landers.
Por nëse ju bashkoni kohën, përpjekjen dhe angazhimin tuaj, sigurisht që do t’iu hapen shumë dyer. Kapja e mundësive në kohën e duhur është dhurata më e madhe që mund ti bëni vetes.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.