Si të veprojmë në rastin e prerjes me letër

Mendojeni për një çast kur priteni me letër. Ndodh krejtësisht papritur, pa kuptuar. Mendoni momentin që keni letrën në duar të cilat dështojnë në punën e tyre dhe buza e letrës hyn në mish. Pastaj.. dhimbje të mprehta, të pastra që të bëjnë të humbasësh vetëdijen. E gjitha kjo nga një e prerë aq e vogël.
Por, gjaku ka nevojë për kujdes. Fizikisht, të prerat me letër dhembin aq shumë për një sërë arsyesh. Ata zakonisht ndodhin në pjesë të trupit tonë që janë më të ndjeshme, të tilla si gishtat, buzët ose gjuha. Rrjetet nervore të këtyre pjesëve të trupit arrijnë të kapin me qartësi dhe specifikë të jashtëzakonshme, ndjesitë e presionit, ngrohjes, të ftohtit dhe lëndimit.
Së fundi, thellësia e plagës është e përkryer për ekspozimin e fibrave nervore të lëkurës pa i dëmtuar, si në rastin e një dëmtimi më të thellë dhe më shkatërrues mund të përkeqësoje rëndë fibrat nervore. Por, me një prerje letre, fibrat nervore ndriçohen dhe ato janë plotësisht funksionale.
Janë disa mënyra praktike për të minimizuar shqetësimin e një prerje letre. Së pari, lani zonën e prerë sa më shpejt që të mundeni me sapun dhe ujë. Kjo do të zvogëlojë mundësinë e infeksionit dhe ndihmon plagën të shërohet shpejt. Mbajeni plagën e pastër dhe nëse është e mundur, për disa dite e mbuloni atë me një fashë të vogël për të zbutur plagën dhe për të kufizuar rihapjen.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.