Si të zgjidhni emrin e biznesit tuaj?

Kur doni të krijoni një biznes, një detaj që mund të duket i vogël e tërësish i parëndësishëm është edhe gjetja e emrit të biznesit. Mund të duket e thjeshtë por në fakt është është e komplikuar por duhet të keni parasysh shumë elementë kur bëhet fjalë për të gjetur emrin e një biznesi. Nuk duhet ta lejoni konfuzitetin të ndikojë në gjetjen e emrit të biznesit tuaj. Emri duhet të jetë I thjeshtë, jo shumë i gjatë e të këtë lidhje me llojin e biznesit të cilin po krijoni. Këto janë disa këshilla që do t’ju ndihmonin në rast se hasnit vështirësi me gjetjen e emrit të biznesit.
- Emri është “kartëvizita” e biznesit tuaj
Fillimisht, kur ju dilni me një biznes të ri në treg njerëzit nuk ju njohin dhe e vetmja gjë që ju karakterizon është emri, ndaj duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në zgjedhjen e tij.
- Emri duhet të jetë lehtësisht i memorizueshëm
Përpiquni që emri të jetë lehtësisht i memorizueshëm me qëllim që klientët potencial të mund t’ju gjejnë e kërkojë thjeshtë nëpër rrjetet sociale. Njihni mirë klientelën që synoni sepse në këtë mënyrë do ti përshtateni më mirë edhe shijeve të klientëve tuaj.
- Emri të shpjegojë natyrën e biznesit
Nëse ju hapni një dyqan veshjesh, emri natyrisht që duhet të ketë lidhje me këtë fushë. Mbani mend se sa më shumë emri juaj komunikon me publikun, aq më pak përpjekje do duhet për të shpjeguar se me çfarë merreni. Sipas ekspertëve, ju duhet t’i jepni prioritet emrave realë ose kombinimit të tyre, pasi njerëzit preferojnë emërtime që mund t’i kuptojnë lehtësisht.
- Përpiquni që emri të jetë unik ose jo i përsëritur
Është e vërtetë që emrat në një gjuhë të huaj tingëllojnë më mirë por përpiquni që të zgjidhni një emër të pa përsëritur, në këtë mënyrë do ta keni më të thjeshtë të mbaheni mend nga klientët tuaj
Viola Hydi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.