Si t’i largoheni rutinës suaj të përditshme?

Të paktën një herë në jetë në një periudhë të caktuar të jetës sonë të gjithë bëhemi pjesë e monotonisë së përditshme. Fillimisht, monotonia nuk na duket shqetësuese e bëhemi skllevër të saj. Por pas një periudhe të caktuar fillojnë shenjat e para të monotonisë e situata bëhet problematike. Këtu keni disa këshilla si të mos bëheni pjesë e monotonisë.
- Ndryshimi i aktiviteteve
Përpiquni ti ndryshon i aktivitetet që bëni në mënyrë që të mos bini pre e monotonisë. Edhe nëse aktivitetet tuaja janë përditë njësoj përpiquni ti ndryshoni ato. Psh mos shkoni çdo ditë në punë nga e njëjta rrugë. Eksperimentoni dhe provon i gjithmonë gjëra të reja. . Edhe pse mund t’ju duket joefikase, ndryshimi i agjendës suaj mund t’ju ndihmojë. Për shembull: në qoftë se zakonisht rrini në zyrë gjatë pushimit të drekës, provoni të hani jashtë herë pas here. Ndryshoni sekuencën e gjërave që keni për të bërë gjatë ditës.
- Ushqimi
Në qoftë se ndiheni të uritur, normalisht mendja do t’ju shkojë menjëherë te ushqimet që ju duken energjike si fast food apo një kafe. Mundohuni t’i evitoni ato në këto lloj rastesh, pasi efekti i tyre zgjat vetëm për pak kohë. Mundohuni të konsumoni ushqime që çlirojnë energji ngadalë, por që zgjasin më shumë në kohë.
- Perceptimi
Truri konsiderohet manipuluesi më i madh, megjithatë ju mund ta manipuloni atë. Përqendrimi shumë i madh në një detyrë të mërzitshme do t’ju bëj ta humbisni sensin e kohës dhe do t’ju duket vetja sikur keni ngecur në një cikël të pafund të saj. Në vend që të përqendroheni te koha, përqendrohuni te detyra që keni për të përfunduar dhe si mund ta zgjidhni në një mënyrë sa më kreative.
4.Kreativiteti
Edhe pse ambienti i zyrës deri diku të detyron të jesh strikt në pozicionin tënd, ndihuni të lirshëm të ngriheni nga karrigia juaj kur ndiheni të lodhur, të ecni për pak minuta për tu kthjelluar dhe për të ndërruar mjedis.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.