Si t’i mbani punonjësit tuaj të motivuar në këto ditë të nxehta vere?

Tashmë që moti është në kulmin e tij dhe ditët janë të gjata, bëhet gjithnjë e më e vështirë që punonjësit të ulen në zyrë gjatë ditës, e vetmja gjë që kalon në mendjen e tyre janë plazhi dhe pushimet.
Ju nuk mund ta shmangni fenomenin e motit të mirë në mënyrë që punonjësit të jenë më të përqendruar dhe më të motivuar për të punuar.
Por pavarësisht motit apo gjendjes shpirtërore të punonjësve puna vazhdon njësoj dhe nuk mund të anashkalohet, pra çfarë duhet të bëjnë punëdhënësit për të motivuar punonjësit e tyre?
Këtu do të gjeni 4 këshilla për të mbajtur punonjësit të fokusuar gjatë muajve të verës.
- Përqendrohuni në gjërat më të rëndësishme
Gjatë muajve të verës , si pasojë e shumë faktorëve është e ditur që performanca e punonjësve tuaj nuk do të jetë në nivele maksimale, ndaj përpiquni të kërkoni performancën maksimale vetëm në gjërat më të rëndësishme. Nëse filloni të kërkoni dhe të kapeni me vogëlsira do të merrni performancë edhe më të dobët nga punonjësit tuaj.
- Caktoni projekte të gëzueshme
Shprehja “koha fluturon kur kaloni mirë” është tepër e vërtetë. Kështu që merrni pak kohë për të arritur në konkluzionin se çfarë është më bindëse për punën e secilit person dhe caktojini detyrat që u përshtaten më së miri në projekt. Pasi të bëni këtë jepuni punonjësve tuaj leje të herë pas here për të marrë ajër të pastër në mënyrë që të jenë më produktiv në punën e tyre.
- Inkurajoni punonjësit për orarin e tyre të drekës
Dreka është një orar i mirë për t’u shkëputur sado pak nga puna por punonjësit shpesh për të kursyer para vendosin ta hanë drekën e tyre në zyrë. Gjatë periudhës së verës inkurajojini punonjësit tuaj duke i nxjerrë për një drekë apo qoftë edhe për një kafe në mënyrë që të shkëputen nga puna e tyre.
- Shpërblejini punonjësit tuaj
Shumica e njerëzve kanë nevojë për një përforcim pozitiv në mënyrë që të rrinë të përqendruar. Mos lejoni që punonjësit tuaj të mbingarkojnë veten duke e zhdukur vendosmërinë dhe motivimin e tyre. Mos harroni se çdo person ka motivues unik. A e dini se çfarë motivon secilin prej punonjësve tuaj? Interesi juaj do t’i ndihmojë ata të kalojnë ditët e nxehta të verës dhe të jenë më produktiv.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.