“SICRED Assistance”, konferencë për shëndetin – Bodo: Ndihmojmë pacientin për të marrë shërbim cilësor

“Për të përmirësuar shëndetin së bashku”, ishte tema e konferencës së organizuar nga “SICRED Assistance” dhe “Instituto Auxologico Italiano”, që kishte në fokus ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për pacientët shqiptarë.
Administratorja e “SICRED Assistance”, Vjosa Bodo tha se kjo konferencë vjen në funksion të një prej qëllimeve që ka institucioni që ajo drejton e që është këshillimi në drejtim të sigurisë së shëndetit.
Sipas drejtorit të Përgjithshëm të “Instituto Auxologico Italiano”, Mario Colombo bashkëpunimi me “SICRED Assistance” është shumë i rëndësishëm, pasi mundëson vënien në dispozicion të pacientëve shqiptarë, shërbimet më të mira në Itali.
Konferenca u përshëndet dhe nga rektori i Universitetit Katolik ‘Zoja e Këshillit të Mirë’, i cili përgëzoi organizatorët për temat e përzgjedhura.
Prej 6 vitesh, “SICRED Assistance” ofron shërbime ndërmjetësimi në përzgjedhjen e institucionit të përshtatshëm mjekësor, si agjenci private mbështetur në legjislacionin shqiptar dhe në përvojën specifike të një ekipi profesionistësh.
Këshillimi konsiston edhe në shërbime ndihmëse në përzgjedhjen e kostos më adekuate në kushte të pazakonta si dhe bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.