Siguria e testeve dhe korrigjimi automatik – Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, 147 mijë USD pajisje për QSHA
Ministria e arsimit po synon modernizimin e shërbimeve arsimore duke filluar që nga rritja e kapaciteteve dhe sigurisë në prodhimin e testeve por edhe për skanimin në mënyrë të automatizuar të provimeve.
Kontribut në këtë drejtim po jep edhe Fondacioni Shqiptaro–Amerikan i cili në sajë të bashkëpunimit me MASR, ka dhuruar një sërë pajisjesh dhe programesh për qendrën e Shërbimeve Arsimore me vlerë 147 mijë dollarë.
Sipas Michael Granoff, kryetari i bordit drejtues të këtij fondacioni, kjo mbështetje do të vazhdojë dhe pritet të ndërhyjnë ekspertët ndërkombëtar për të propozuar ndryshime strategjike për fuqizimin e QSHA-së.
Projekti është i bazuar në praktikat më të mira botërore në fushën e testimeve , ai ka nisur në tetor të viti të kaluar dhe pritet të përfundojë fazën e parë të tij në fund të vitit 2019.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.