Siguria e ujit, ratifikohet marrëveshja mes Kuvendit të Kosovës dhe BB. Hoti: Ja si do të përdoret kredia në vlerën e 22 mln €

“Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen për kredi me Bankën Botërore për kanalin e Ibër-Lepencit dhe rezervuarin për sigurinë e ujit”
Kështu ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, ministri i Financave në Kosovë, Avdullah Hoti, ku ndër të tjera shkruan se vlera e kredisë është 22 milionë euro, me normë interesit 1.40%, për periudhën nga 5 dhe 20 vite, kthim efektiv të kredisë.
“Projekti do të përfshijë: 15 milionë euro për përmirësimin e kanalit kryesor të ujit Ujmani deri në Obiliq dhe vendosjen e sistemit elektronik për mbikëqyrje të kanalit nga terreni. 7 milonë euro për ndërtimin e rezervuarit të ujit në Mihaliq dhe lidhjen e tij me kanalin e ujit për situata emergjente. Pjesa e kredisë për përmirësimin e kanalit do të nënhuazohen tek Ndërmarrja Publike “Ibër-Lepenci””, shkruan Hoti.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.