Siguria gjatë festave – Dervishaj: Policia ka marrë masa për parandalimin e ngjarjeve kriminale
Policia e Shtetit ka marrë një sërë masa shtesë për të siguruar mbarëvajtjen e festave të fundvitit. Drejtori i Rendit Publik, Albert Dervishaj deklaron për mediat se janë hartuar të gjitha planet e veprimit për rritjen e sigurisë së qytetarëve.
Policia e Shtetit ka hartuar planet e masave dhe planet e veprimit për të siguruar mbarëvajtjen e festave të fundvitit dhe rritjen e sigurisë së komunitetit në të gjithë territorin. Në një deklaratë për mediat drejtori i rendit publik Albert Dervishaj prezantoi masat për zbatimin e të cilave do të angazhohen edhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë Tiranë , Fier dhe Shkodër.
Dervishaj shtoi se strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me institucionet e tjera të Task Forcës do të ushtrojnë kontrolle për verifikimin e kushteve të prodhimit, të magazinimit dhe të përdorimit nga subjektet e licencuara për lëndët piroteknike dhe fishekzjarrët.
Edhe ne pikat kufitare policia po ndërmerr masa me shtimin e posteve të punës me qëllim kryerjen e procedurave të shpejta dhe krijimin e lehtësirave gjatë hyrje-daljeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.