Siguria Kibernetike, zbardhet kontrata me “Jones Group” – Kompania amerikane, akses te çdo sistem. Komision negociator me 7 persona, pa tender

Këshilli i Ministrave ka zbardhur tashmë procedurën e veçantë që do ndiqet për negocimin, miratimin dhe zbatimin e kontratës me shoqërinë “Jones Group International” për sigurinë kibernetike të shtetit shqiptar. Ajo do të ndahet në tre faza, ku e para përfshin shërbimin e hartimit të të gjithë vlerësimit kibernetik dhe certifikimit të nevojshëm, e dyta përfshin hartimin e planveprimit për ccdo institucion, dhe e pjesa e tretë përfshin projektimin e përcaktimit teknik dhe asistencën teknike për krijimin, zhvillimin, zbatimin dhe funksionimin e Qendrës Shqiptare të Operacioneve të Sigurisë Kibernetike.
Para fillimit të procedurës së negocimit, AKSHI informon “Jones Group” lidhur me të gjitha agjencitë shtetërore, fushëveprimin e tyre, sistemet e tyre në përdorim dhe sigurinë e tyre aktuale kibernetike, ndërkohë që negociata do realizohet nga një komision i pocaccëm i përë prej shtatë përfaqësuesve të Ministrive të Infrastrukturës, Mbrojtjes, Rendit, Financave, Avokaturës së Shtetit, Autoriteit për sigurinë Kibernetike dhe DSIK, të gjitëh të paisur me ccertifikatë sigurie.
Përpara miratimit të projekteve, pjesë të propozimit zyrtar, AKSHI merr miratimin me shkrim të agjencive, brenda fushës ligjore të përgjegjësisë shtetërore, ku zhvillohen projektet, dhe vetëm pas këtij miratimi ia përcjell komisionit të negocimit për t’u bërë pjesë e kontratës
Komisioni i negocimit ka të drejtë të negociojë kushtet dhe kostot e kontratës, duke mbajtur në konsideratë studimin e tregut që do të kryejë lidhur me këtë procedurë dhe limitin e fondit që do të vihet në dispozicion për zbatimin e kësaj kontrate.
Palët negociojnë dhe bien dakord për kushtet e kontratës me “Jones Group”, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga fillimi i periudhës së negociatave. Në rast se palët e finalizojnë kontratën brenda afatit të përcaktuar në këtë pikë ose afatit të zgjatur me marrëveshje të ndërsjellë, negociatat e kontratës konsiderohen të mbyllura pa asnjë kosto ndërmjet palëve.
“Jones Group” cakton një nga degët e tij për të nënshkruar kontratën me autoritetin kontraktor, me miratimin e këtij të fundit. Ndërkohë që Zëvendëskryeministri i paraqet për miratim Këshillit të Ministrave kontratën e nënshkruar në lidhje me projektin, brenda 3 (tri) ditëve pune nga nënshkrimi i saj. Data e hyrjes në fuqi të kontratës për projektin është data e hyrjes në fuqi e vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e kontratë.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.