Siguria në kohë pandemie – AKU kryen mbi 370 inspektime dhe vendos 14 masa administrative nëpër biznese ushqimore
Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer gjatë 24 orëve të fundit 377 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid duke vijuar me këshillime në të gjitha bizneset dhe nivelet e sistemit arsimor, në respektim të protokolleve anti-covid.
Sipas AKU gjatë inspektimeve janë dhënë 14 masa me paralajmërim nëpër biznese ushqimore, për mungesë të rinovimit të librezave shëndetësore, mos sistemim të produkteve në ambientet e magazinimit, si dhe mungesë të planeve DDD.
Ndërkaq po sipas njoftimit të AKU referuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 35 mostra në monitorim të qumështit, verës, por edhe në fruta-perime për analizim të mbetjeve pesticide.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se po vijon punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.