Siguria në plazhe – Zbardhet vendimi për lidhjen e marrëveshjeve me subjektet që ushtrojnë sportet ujore
Këshilli i ministrave ka miratuar shtesat në vendimin “Për sigurinë në det, plazhe, në ujërat e brendshme në thellësi të territorit dhe gjatë ushtrimit të sporteve ujore”. Sipas këtij vendimi përcaktohet “lidhja e marrëveshjeve me subjektet e interesuara që paraqesin një projekt konkret për përdorimin e sipërfaqes ujore bregdetare për vendosjen e strukturave të përkohshme, jo të lëvizshme, me qëllim argëtimin e turistëve.”
Këto marrëveshje lidhen për periudha deri në 4 muaj në vit, gjatë sezonit turistik veror, me të drejtë rinovimi. Tarifat për përdorimin e hapësirës detare, ujërave sipërfaqësore, për qëllime turistike, përcaktohen sipas vendimit nr.662, datë 21.9.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tarifave të përdorimit të ujit dhe të shkarkimeve të lëngëta”.
Në marrëveshje parashikohen detyrimet e subjektit për zbatimin me korrektësi të të gjitha masave të parashikuara për sigurinë, shëndetin, higjienën, mbrojtjen e mjedisit dhe kushte të tjera të parashikuara në legjislacionin në fuqi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.