Siguria ushqimore – AKU bllokon 3.6 ton biskota. Gjobit me 2.6 milionë lekë 4 subjekte
Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, janë bllokuar rreth 3.6 ton biskota dhe dhjetëra produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi, në disa subjekte të llojit ‘market’ në qytetin e Korçës dhe Tiranës.
Gjatë kontrollit të ushtruar janë konstatuar 2 markete dhe 2 magazina ushqimore të cilat përveç mallrave të skaduara nuk dispononin sistemin e gjurmues mërisë dhe planin e vetëkontrollit si dhe mungonin kushtet higjeno-sanitare.
Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat administrative të bllokimit të të gjitha produkteve të pasigurta për konsum me qëllim asgjësimin e tyre si dhe gjobiti me vlerën totale prej 2.6 milionë lekësh.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.