Siguria ushqimore në prag festash – AKU asgjëson mbi 16 ton produkte të pasigurta për konsum

AKU njofton se ka kryer 134 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në subjekte si: stabiliment përpunim qumështi, pastiçeri, baxho, bulmetore, përpunim peshku, tregtim mishi, furrë buke, thertore, kopshte, etj.
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 12 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe gjithashtu janë asgjësuar 16.249ton produkte ushqimore.
AKU bën me dije se referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 11 mostra produktesh për analizim të treguesve të ndryshëm.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.