Sigurimet “zvarrisin” qytetarët – 1.64 mld lekë detyrime të pashlyera në 16 vite
“Shumë qytetarë kanë që nga viti 2002 që nuk marrin kompensimet e dëmeve në rast aksidentesh. Kompanitë e sigurimeve zvarrisin shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Fatura totale deri më sot 1.64 miliardë lekë”.
I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare theksoi se deri në datë 10 shtator 2018 shoqëritë e sigurimit kanë kryer 59% pagesave të dëmeve të prapambetura nga Fondi i Kompensimit, që në vlerë absolute arrin në rreth 541 milionë lekë dëmshpërblime, të cilat janë marrë nga qytetarët e dëmtuar, ndërsa po vijon procesi. AMF ka marrë angazhimin që të zerojeë detyrimet deri më 1 Janar 2019.
Kryetari i Komisionit Erion Braçe ngriti shqetësimin se çështja e kompensimit është kthyer në instrument tërësisht korruptiv që po rëndon në xhepat e qytetarëve.
Fond i Kompensimit të dëmeve, mbulon rastet kur autori largohet nga vend ii aksidentit ose automjeti nuk është i siguruar.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.