Sigurimi i cilësisë në arsim. 25% e studentëve i përgjigjen sondazhit të ASCAL

Për herë të parë studentët e 41 universiteteve në vend, shtetërore dhe private janë bërë pjesë e një sondazhi i cili synon sigurimin e cilësisë.
Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë Elvin Gjevori në një intervistë për televizionin SCAN shprehet se synim mbetet ndikimi në përmirësimin e politikave për arsimin duke nxjerrë në pah problematikat që hasin studentët në auditore. Sipas Gjevorit, ky sondazh vjen edhe në kuadër të paktit për universitetin.
Ndërkohë që në fund të këtij muaji pritet të dalin dhe rezultatet e sondazhit kombëtar të studentëve, të zhvilluar on line me një pjesëmarrje prej 25%, për të adresuar më pas në ministrinë përgjegjëse problematikat lidhur me cilësinë e mësimdhënies, mënyrën e vlerësimit etj, me synim ndërhyrjen në përmirësimin e politikave për arsimin e lartë në vend.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.