Sigurimi vullnetar, Emini: Ulje me 6% nëse pagesa bëhet vjetore
3-6% është ulja që përfiton çdo emigrant apo i vetëpunësuar që dëshiron të paguajë kontributet vullnetare shoqërore dhe shëndetësore për periudhat 6 mujore apo 1 vjeçare. Emigrantët dhe të vetëpunësuarit të cilët duan të blejnë kontributet vullnetare mund të përfitojnë nga politikat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Pagesat për 6 muaj ose një vit njëherësh sipas nëndrejtorit të ISSH Ali Emini bëhen me uljen prej 3-6% të shumës vjetore.
“ Për shkak të rritjes së pagës minimale në shkallë vendi ka pësuar rritje dhe ajo që ne e quajmë tarifa e pagesës pëe të blerë një vit sigurim vullnetar. Kontributi mujor për sigurim vullnetar është 5184 lekë. Kurse kontributi vjetor llogaritet mbi këtë kontribut mujor rezulon të jetë 62 208 lekë. Nëse ky kontribut paguhet menjëherë ka një skonto 6%, nëse paguhet në 6 muaj ka sokonto 3%” shprehet nëndrejtori i ISSH-së, Ali Emini për “Ora News”
Kontributi vullnetar mund të paguhet nga kushdo që ka mundësinë të blejë vitet e punës për të cilat nuk ka një limit. Tarifa e pagesës për sigurimin vullnetar llogaritet në bazë të pagës minimale të vitit korent.
Kronika e plotë : Klikoni këtu
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.