Sigurimi vullnetar i biznesit apo pronës/ Dokumentet që ju nevojiten për dëmshpërblimin tuaj
Në raste fatkeqësish dhe godtijesh nga shkaqe natyrore ekzistojnë mundësitë që shumica e bizneseve të individëve të kryejnë sigurimin vullnetar të aktivitetit të tyre. Kjo mundësohet nëpërmjet 8 kompanive të sigurimit që operojnë në tregun shqiptar. Nëse edhe ju përfshiheni në këtë kategori njerëzish të cilët kanë lidhur një policë sigurimi është e rëndësishme informacioni I mëposhtëm për të përfituar dëmshpërblimin tuaj.
Kompanitë e sigurimit me sigurimin e banesës për individët, si rregull sigurojnë edhe pajisjet shtëpiake deri ne 30% te vlerës se ndërtesës, paratë dhe sendet me vlerë, duke filluar nga 500-2.500 € për secilin, shpenzimet e zhvendosjes së përkohëshme deri në 4,000 €, përgjegjesia ndaj palëve të treta deri në 4,000 €.
Kompanitë e sigurimit duhet të kompensojnë bizneset në 100% për humbjen e fitimit për një periudhë 12 mujore, në rast se është e siguruar 100% dhe vetëm për vlerën e kredisë. Sigurimi nga ndërprerja e biznesit është sigurim i veçantë.
Kompanitë e sigurimit ofrojnë sigurim për pasuri të luajtshme (inventar, lëndë e pare, mall ne proces, makineri, pajisje, linja përpunimi, etj), si dhe pasuri të paluajtshme, si (apartamente, vila, fabrika, zyra administrative, njësi biznesi, etj), e ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë te papritur , të paparashikuar dhe aksidentale.
Kompanitë e sigurimit pohojnë se bizneset, për të kursyer, tentojnë përgjithësisht të mos sigurojnë gjithë vlerën e pronës, por vetëm atë që kanë lënë si kolateral për kredi dhe në këto raste ato dëmshpërblehen vetëm për vlerën e sigurimit të kredisë.
Ngjarjet që sigurohen bizneset janë kryesisht zjarri, rrufeja, shpërthimi, rënia e Avioneve dhe/ose pjesëve prej tyre. Rreziqet shtesë përfshijnë tërmetin, e tokës, përmbytja, rritja e nivelit të ujrave, stuhia, vjedhja, thyerja e xhamave, impakti me mjetet rrëshqitja, zhurmat SuperSonike, aktet keqdashëse, grevat, ngujimi i punonjësve dhe trazirat Civile
Dokumentet që duhen për të marë kompensimin e dëmeve nga tërmeti
- Për të marrë kompensimin e dëmit dokumentat që nevojiten janë si vijon:
- Njoftim kërkesa, polica e sigurimit, dokumentacionin e pronësisë të objektit të dëmtuar
- Raporti i policisë për ngjarjen(në varësi të ngjarjes)
- Vendimi i prokurorisë për ngjarjen (në varësi të ngjarjes)
- Fotografi të vendit të ngjarjes dhe objektit të dëmtuar
- Preventiv paraprak (në rast se disponohet)
- Afati ligjor për trajtimin e rastit është 60 ditë nga data e njoftim kërkesës
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.