Sigurohen paratë – 9 godina në “Qytetin Studenti” i nënshtrohen rikonstruksionit
9 godina në Qytetin Studenti do ti nënshtrohen rikonstruksionit sipas parimit të efiçencës së energjisë, duke krijuar kushte më të mira për studentet.
Qeveria shqiptare, franceze dhe gjermane kanë firmosur tre marrëveshje, një ndër të cilat lidhet ka të bëjë me vijimin e fazës së tretë të projektit për konviktet në Universitetin e Tiranës ku qeveria gjermane jep 2.9 milionë euro grant dhe projekti total ka koston e 11.35 milionë euro.
Marrëveshja tjetër lidhej me përmirësimin e performancës së shpërndarjes së energjisë dhe vijimin e reformës së ndërmarrë në këtë sektor, ku dy qeveritë kanë vënë në dispozicion një mbështetje buxhetore prej 150 milionë euro.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.