Sindej regjistron ditën më vdekjeprurëse – Pandemia godet rëndë vendin. Rastet ditore shënojnë gjithashtu rekord
Qyteti me popullsinë më të madhe në Australi, Sidney, ka regjistruar ditën më vdekjeprurëse të pandemisë ditën e Hënë, ndërkohë që 200 trupa ushtarake u angazhuan, në përpjekje për të zbutur rritjen e infeksioneve. Liderja shtetërore e Uellsit Jugor, Gladys Berejiklian, tha se 7 njerëz kanë vdekur gna Covid-19 në 224 orët e fundit, duke kaluar rekordin e mëparshëm ditor më herët gjatë muajit. MBi 470 infeksione të reja u regjistruan sipas autoriteteve shtetërore, që është rritja më e madhe ditore që kur nisi pandemia.
Sidnei, që ndodhet në javën e 8 të karantinës, është epiqenedra e valës së tretë në Asutrali, që kërcënon të zhysë ekonominë e vendit në një recesion të dytë. Vetëm 26% e njerëzve sipër 16vjeç janë vaksinuar plotësisht dhe Asutralia është e cënuar nga varianti tejet infektues Delta. Kryeministri Scott Morrison tha se Australia ka blerë rreth 1 milionë doza të Pfizer nga Polonia, që ka tepricë në ofertë.
Klevis Llaha/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.