Sindikatat bëhen gati në Gjermani – Do kërkojnë 28 orë pune në javë, nga 35 aktualisht

Unioni i sindikatave në Gjermani po kërkon të ndërmarrë një nismë të re, të ngjashme me atë të dy dekadave më parë, kur arriti të vendosë standardin e orëve të punës në 35 në javë.
Fushata e re do të nisë në të njëjtën kohë me negociatat e përvitshme të rritjes së pagave.
Sindikatat pretendojnë se, shkurtimi i orëve të punës do të ndihmojë punëtorët, sidomos atyre që i`u duhet të ndihmojnë fëmijët apo të afërmit e tyre.
Nëse sindikatat do t`ia dalin në këtë fushatë të re, ekonomistët duhet të bëjnë llogaritë me një sërë efektesh.
Rritja e mëtejshme e pagave, sëbashku me uljen e orëve të punës mund të shkaktojë presione të shumta deflacioniste në ekonominë e brendshme, në një kohë që konsumi i ka zënë vendin eksporteve si lokomotiva e rritjes ekonomike.
Negociatat mes sindikatave dhe qeverisë nisin në një kohë që fushata elektorale në Gjermani ka hyrë në fazën finale. Mësohet paraprakisht se, kërkesa do të jetë për një javë pune me vetëm 28 orë, nga 35 aktualisht.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.