Sinjale të frikshme nga tregu i borxhit – Sheshohet kurba e yield-it në Gjermani. Hera e parë që prej vitit 2008
Interesat e titujve të borxhit të Eurozonës ranë poshtë zeros ditën e Enjte, duke reflektuar shqetësimet e recesionit botëror, pas përmbysjes së kurbës së yield-it në Shtetet e Bashkuara. Shmangia e rrezikut nga investitorët në të gjithë botën u rrit pasi presidenti Donald Trump u përpoq të lidhë marrëveshjen tregtare me kinën, me zgjidhjen e protestave që po tronditin Hong Kongun.
Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi se tensionet në autonominë e territorit vendosin në rrezik statusin preferencial që vendi gëzon nën ligjin e Shteteve të Bashkuara. Kurba e yieldit në SHBA është përmbysur përpara çdo recesioni në 50 vitet e fundit dhe ka ofruar sinjal të rremë vetëm njëherë gjatë kësaj periudhe. Lufta tregtare mes SHBA dhe Kinës ka goditur ekonominë botërore.
Ekonomia gjermane u tkurr në tremujorin e dytë me 0.1%, kryesisht prej tregtisë. Yieldi i tituje 30-vjeçarë në Gjermani ra poshtë -0.2%-shit për herë të parë. Kurba e Yieldit në Gjermani ka nisur gjithashtu të sheshohet, ndërkohë që spread-i mes titujve 2-vjeçar dhe atyre 10-vjeçar ka arritur në një nivel rekord të ulët prej 0.2% (21 pikë bazë). Hera e fundit që interesat 2-vjeçar dhe ato 10-vjeçar u barazuan, ishte viti 2008.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.