Sipërmarrja femërore – Bashkia jep 10 milionë lekë për mbështetje
Perspektiva e sipërmarrjes femërore është shumë e rëndësishme në zhvillimin ekonomik të vendit. Krahas strategjive të bëra nga qeveria, edhe pushteti vendor po programon fonde të veçanta për mbështetjen e kësaj shtrese.
Brunilda Paskali, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, u shpreh gjatë një takimi me gratë sipërmarrëse, se bashkimi në organizata të strukturuara është i rëndësishëm për institucionet, ku vetëm për këtë vit janë vënë në dispozicion 10 milionë lekë për këtë komunitet.
Ndërsa Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë, Ines Mucostepa, shprehu mbështetjen e këtij institucioni dhe rritjen e prezencës së grave sipërmarrëse në çdo rreth.
Gjatë takimit mbi “Perspektiva reale e sipërmarrjes femërore 2017-2022’’ e organizuar nga shoqata e Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare, u analizuan një sërë temash mbi mbështetjen financiare, fiskale, por edhe në burime njerëzore të bizneseve femërore.
Aktualisht sipas statistikave të INSTAT, sipërmarrja femërore zë mbi 28 për qind të biznesit në vend.
Violeta Shqalsi/RTV SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.