Sipërmarrja kërkon stabilitet – Jaka: Situata e tensionuar politike, ndikime negative te prodhuesit
Situata e tensionuar politike në vendin tonë ka efekte negative edhe për sipërmarrjen, në këtë kuadër Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Nikolin Jaka, gjatë një forumi shkencor për zhvillimin e ekonomisë , bëri apel për rikthimin e stabilitetit politik për t’i mundësuar sipërmarrjes një klimë normale për zhvillimin e saj.
Jaka u ndal në situatën aspak të favorshme që po kalon prodhimi vendas dhe propaganda e medias duke kërkuar të mos hidhet balt mbi prodhimet shqiptare.
Kreu i dhomës së tregtisë dhe industrisë kërkoi rishikimin që në themel të marrëveshjes për tregtinë e lirë, pasi sipas tij kjo marrëveshje e bënë deficitar biznesin vendas.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.